Berat, po laheshin në lumë, zhduken dy të rinj

Policia e Beratit është vënë në kërkim të dy adoleshentëve, pas alarmit të marrë se dy të rinjtë janë zhdukur teksa po laheshin në lumë.

Adoleshentët janë 15-16  vjeç. Raportohet se ata ishin duke u larë në vendin e njohur si “Pllakat” në lumin e Osumit.

Policia e Beratit njofton se ka nisur kërkimet për gjetjen e të rinjve, ndërkohë që janë informuar edhe polumbarët e RENEA-s, për të nisur kërkimet.

Leave a Reply