Bisedë telefonike Zaev-Cipras pas dorëheqjes së Kocias

Pas dorëheqjes së Nikos Kacias nga posti i ministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë,kryeministri i Maqedonisë dhe Greqisë, Zoran Zaev dhe Alexis Tsipras, kanë realizuar një bisedë telefonike.

Sipas zëdhënësit të qeverisë greke Dimitris Sanakopulos, të dy homologët e përsëritën dhe ranë dakord për të vazhduar punën për implementimin e Marrëveshjes së Prespës.

“Kryeministri kontakton rregullisht me z. Zaevin. Është e qartë se kryeministri i vendit fqinj nuk do të komentojë mbi situatën e brendshme dhe skenën e brendshme në Greqi, përkundr kësaj, ata pajtuan dhe kanë përsëritur atë që të gjithë e dimë se të dy po punojnë për Ballkanin e shekullit të 21 dhe të dy po punojnë për implementimin dhe hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Prespës”-tha Senakopulos në një intervistë me televizionin shtetëror grek ERT./Alsat-M/

Leave a Reply