Blushi: Rama u tërhoq nga frika

Menjëherë pas tërheqjes së kandidatit të Kavajës nga ana e Kryeminsitrit Edi Rama, ka reaguar edhe kryetari i LIBRA-s, Ben Blushi, i cili tha se “Edi Rama u tërhoq nga frika.

“Edi Rama u tërhoq nga zgjedhjet në Kavajë. Pse mos tërhiqet edhe nga 18 qershori? Nuk ka asnjë ndryshim. Pyetja është kush ka të drejtë ta qeverisë Kavajën pa zgjedhje? Dhe kush ka të drejtë ta qeverisë Shqipërinë pa zgjedhje? Kjo ishte një tërhiqje nga frika dhe jo nga detyrimi për marrëveshje. Pas Kavajës çdo mundësi për ta shtyrë 18 qershorin është e hapur dhe çdo mundësi për zgjedhje normale është mbyllur”, tha Blushi në një reagim në Facebook.

Leave a Reply