Borchardt: T’i japin fund shit-blerjes së votave, dialog për reformën zgjedhore

Bernd Borchardt, ambasadori i OSBE-së u ka bërë thirrje palëve politike në vendin tonë që të bëjnë përpjekje për t’i dhënë fund shit-blerjes së votave.

Ai u shpreh ditën e sotme gjatë aktivitetit për nënshkrimin e marrëveshjes mes prezencës së OSBE, KQZ dhe Prokurorisë së Përgjithshme.

Sipas Borchardt, shit-blerja e votës minon besimin e qytetarëve te zgjedhjet.

Sa i përket situatës politike, Borchardt tha se parlamenti është legjitim.

Borchardt: Reforma zgjedhore kërkon 84 vota. Nuk e di nëse ata që janë futur në parlament janë në favor të reformës, por votimi i tyre është i ligjshëm nga pikëpamja juridike. OSBE rekomandon dialog për reformën zgjedhore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *