Çekia përballet me protestat më të mëdha pas rënies së komunizmit

Dhjetra mijëra qytetarët kanë protestuar në kryeqytetin e Çekisë, Pragë, duke kërkuar dorëheqjen e Kryeministrit Andrej Babis, mbi të cilin bien akuzat e mashtrimit me subvencionet e Bashkimit Europian. Organizatorët e protestës thanë se 120 mijë persona morën pjesë në tubimin kundër Kryeministrit.

Nëse kjo shifër do të jetë e saktë, atëherë këto janë protestat më të mëdha në vend që nga rënia e komunizmit në vitin 1989. Protestuesit mbanin pankarta me fotografinë e Kryeministrit Babis me mesazhin për t’u dorëhequr. Andrej Babis është personi i dytë më i pasur në Republikën e Çekisë dhe një ish-komunist, raporton BBC. Ai erdhi në pushtet në vitin 2017 si kryetar i partisë ANO me një platformë kundër korrupsionit dhe si euroskeptik. Babis formoi një qeveri me socialdemokratët e krahut të majtë.

Në muajin Prill, policia kërkoi që Kryeministri Babis të akuzohet për mashtrim të subvencioneve të BE-së, një akuzë që u hodh poshtë. Lidhur me këto akuza, ministri i Drejtësisë u dorëhoq. Një raport i Komisionit Europian që u publikua në media, dilte në përfundimin se miliona Euro duhet të përkthehen në subvencione. Raporti zbuloi se shuma totale është 17.5 milionë Euro. Kryeministri Babis e konsideroi “gënjeshtër të ndyrë” këtë report. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *