Meksika ka dërguar 15 mijë trupa në kufirin me SHBA’në

Meksika ka dërguar 15 mijë ushtarë të Gardës Kombëtare në kufirin me SHBA-në për të ndalaur emigrantët që po kalojnë kufirin ilegalisht, ka konfimuar një zëdhënës i ushtrisë meksikane për NY Post.

Kjo vjen pasi që presidenti i SHBA’së Donald Trump ka vënë presion të madh përmbi Meksikën për lejimin e kalimit të emigrantëve ilegalë nëpër territorin e saj. Trump i kishte kërcënuar edhe me rritje të taksave autoritetet meksikane nëse nuk do merrnin masa.

“Ne kemi vënë në kufi saktësisht 15 mijë ushtarë”, ka thënë ministri i Mbrojtjes i Meksikës, Luis Cresencio Sandoval në një konferencë për shtyp.

Ushtria po i burgos të gjithë ata që i zë duke kaluar kufirin ilegalisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *