Treni në Austri del nga binarët, lëndohen 28 persona pasagjerë

Një incident hekurudhor ka ndodhur në Austri. Një tren ka devijuar nga shinat dhe dy vagonë të tij janë përmbysur, transmeton Abcnews raportimet. 26 persona kanë mbetur të plagosur lehtë, ndërsa dy të tjerë janë në gjendje të rëndë.

Në tren po udhëtonin dhe shumë nxënës shkollash. Incidenti ka ndodhur mëngjesin e sotëm. Sipas autoriteteve, në momentin e daljes nga shinat, në tren udhëtonin 80 pasagjerë.

Shkaqet e këtij incidenti nuk dihen, dhe për këtë autoritetet kanë hapur një hetim. Dyshohet se dalja nga shinat është shkaktuar nga një pjesë e dëmtuar e binarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *