Trump ofron marrëveshje të re tregtare

Në ditën e dytë të vizitën së tij në Britaninë e Madhe, Presidenti Donald Trump takoi Kryeministren në largim Theresa May. Gjatë konferecës për shtyp përkrah saj, shefi i Shtëpisë së Bardhë lavdëroi Kryeministren për punën e bërë dhe paralajmëroi një marrëveshje të madhe tregtare mes Londrës dhe Ëashingtonit.

“Teksa Britania e Madhe po përgatitet të dalë nga Bashkimi Europian, Shtetet e Bashkuara janë të vendosur për një marrëveshje tregtare fenomenale mes nesh. Kemi mundësi të shkëlqyera, mund të them, ndoshta dy apo tre herë nga çfarë po bëjmë tani”.

I pyetur për Brexitin, Trump tha se nuk dëshiron të mbajë pozicion, por theksoi se një komb i veçantë si Britania e Madhe, meriton një vend të veçantë.

Kryeministrja May e quajti një aleancë speciale atë mes SHBA dhe Britanisë së Madhe, që do të forcohet më shumë pas Brexit.

“Sot diskutuam sërish për sfidat tona të përbashkëta në siguri, vlerat tona. Kemi edhe diferencat tona se si duhet të përballemi me këto sfida. Zoti President ne kemi rënë dakord që në takimin tonë të parë se vendet tona duhet të arrijnë një marrëveshje të tregtisë së lirë, sapo Britania e Madhe të largohet nga BE”.

Protesta të shumta u zhvilluan në rrugët e Londrës kundër Trump. Por Presidenti amerikan i cilësoi ato lajme të rreme, të fryra nga mediat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *