Ushtaraku vret 4 persona në Brazil

“Jam rikthyer nga ferri për të përmbushur një mision”

Një oficer i lartë i ushtrisë goditi me thikë ish-të dashurën e tij dhe më pas qëlloi për vdekje 3 persona në një kishë në Brazil, përpara se të neutralizohej nga policia.

Nënkoloneli Rudson Aragão Guimarães, 39 vjeç, dyshohet se ndodhej nën efektin e drogave kur kreu masakrën e tij. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së martës në Paracatu, në juglindje të Brazilit.

Dëshmitarë në vendin e ngjarjes thanë se i dyshuari fliste përçart. Ata treguan se ai ishte futur në kishë duke bërtitur me zë të lartë se “ishte kthyer nga ferri dhe kishte një mision për të përmbushur”.

Efektivët e policisë e qëlluan 39-vjeçarin në kraharor, përpara se të dërgohej në spital, ku ndodhet në gjendje kritike. Sipas tyre, i dyshuari kishte edhe 6 fishekë, që me gjasë kishte ndërmend t’i përdorte për të vrarë persona të tjerë.

https://video.dailymail.co.uk/preview/mol/2019/05/23/8416204381828528831/636x382_MP4_8416204381828528831.mp4

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *