Brexit, sot dita vendimtare: Parlamenti britanik në votë për shtyrjen e afatit!

Sot është një ditë vendimtare për BREXIT. Në mbrëmje parlamenti britanik është thirrur në mbledhje për të bërë një votim të ri, këtë herë për mundësinë e zgjatjes së afatit të daljes së Britanisë nga Bashkimi Europian, që është aktualisht 29 marsi.

Komisioni Europian ka bërë të ditur se nuk dëshiron një shtyrje më të gjatë se në fundin e muajit maj, kohë kur mbahen edhe votimet për Parlamentin Europian.

Por askush nuk e përjashton mundësinë që shtyrja të jetë edhe më e gjatë. Më herët, në Bruksel është diskutuar mundësia e zgjatjes së afatit deri në vitin 2021, por kjo u refuzua nga kryeministrja britanike Theresa May me argumentin se “tradhëtohej shpirti i referendumit.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *