Bristol, bashkia nxjerr nga lumi tregtarin e skllevërve që hoqën protestuesit

Qyteti i Bristolit në Angli është përfshirë nga protesta, të cilat kanë kauzën e mbrojtjes së jetës së personave me ngjyrë. Protestuesit rrëzuan edhe statujën e Eduard Kolstonit, i cili ka qenë një tregtar që rreth viteve 1680-1690 u përfshi në tregtinë e skllevërve nëpërmjet kompanisë afrikane Royal.

Në vitin 1895 qyteti i Bristolit i ngriti një përkujtimore, duke e vendosur në qendër të qytetit. Por vitet e fundit qytetarët janë shprehur të revoltuar dhe kërkojnë me insistim që statuja të hiqej nga qyteti. Kjo revoltë ka ardhur për shkak të protestave të shumta në SHBA, ku policia vendase i mori jetën një shtetasi me ngjyrë.

Protestuesit e kanë tërhequr me një litar statujën e tregtarit të skllevërve, më pas e kanë hedhur në ujë pranë Urës Pero.

Kryetari i bashkisë, Marvin Rees zhvilloi një takim me qytetarët e Bristolit, nga ku vendosën ta zvendësojnë statujën e Kolstonit dhe se statuja e tij do të qëndrojë në muze.

“Kjo çështje është shumë sensitive prandaj qytetarët e Birstonit do të vendosin vetë për një statujë të re. Ne duhet të bëjmë kujdes nga provokimet dhe protestat e dhunshme,  duhet t’u qasemi gjërave me mençuri. Nëpërmjet një komisioni për vlerësimin e kulteve historike, do të rivlerësohen edhe njëherë përkujtimoret, të cilat janë të lidhura me historinë e qyteti. Ka ardhur koha që të vendoset kolektivisht se kush meriton të nderohet dhe ku”.

Leave a Reply