Britania kritikohet për ushtrimet ushtarake me Arabinë Saudite për shkak të luftës në Jemen

Një ushtrim i përbashkët mes forcave të armatosura të Britanisë së Madhe dhe atyre të Arabisë Saudite është paraparë të mbahet gjatë kësaj fundjave, ndonëse një gjë e tillë është kritikuar ashpër për shkak të rolit të Arabisë Saudite në luftën civile në Jemen.

Rreth 100 ushtarë britanikë pritet të marrin pjesë në ushtrime me forcat saudite gjatë kësaj fundjave dhe në muajt e ardhshëm. Megjithatë, kundërshtarët politikë në Britani po thonë se qeveria po ia shkatërron vendit përgjegjësinë morale në skenën ndërkombëtare. Nia Griffith, anëtare e Partisë Laburiste, ka kërkuar nga ministrat që t’i anulojnë menjëherë të gjitha ushtrimet e përbashkëta me Arabinë Saudite.

Reagimi i opozitës britanike vjen pas disa muajve të presionit ndërkombëtar ndaj Arabisë Saudite për shkak të vrasjen së gazetarit saudit, Jamal Khashoggi. Në një paraqitje në parlament para deputetëve, ministri i forcave të armatosura, Mark Lancaster, ka njoftuar se Britania e Madhe ka planifikuar dy ushtrime të përbashkëta me Arabinë Saudite në javët e ardhshme.

Ushtrimi i parë i përbashkët pritet të mbahet të dielën dhe do të zgjasë pesë ditë. Në këtë ushtrim do të përdoren dy anije luftarake dhe rreth 50 ushtarë britanikë. Ushtrimi i dytë do të mbahet në mars dhe prill, shkruan “Independent”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *