Bruçaj dhe Tërnava leksion Sulejman Rexhepit për sjellje islame

Me vendim të Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë, nisën dhe janë në zhvillim e sipër aktivitetet rreth restaurimit të një prej Xhamive më të vjetra në vend, që daton nga fillimi i shekullit XVI, Xhamisë së Gjin Aleksit në Delvinë.

Me këtë rast, Kryemyftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës, H. Naim ef. Tërnava, ka inicuar aksionin për tubimin e mjeteve finansiare nga myslimanët e Kosovës, për ta ndihmuar restaurimin e kësaj Xhamie. Këto ditë, efendi Tërnava ka qëndruar në Komunitetin e Myslimanëve të Shqipërisë dhe, kryetarit të saj, H. Skënder ef. Bruçajt i ka dorëzuar një shumë prej 52 mij euro, të tubuar nga xhemati i Kosovës dhe dedikuar pikërisht restaurimit të Xhamisë së Gjin Aleksit.
Le të shërbejë ky gjest islam si mësim për Sulejman Rexhepin e izoluar se si realizohet kontributi “shqiptarët për shqiptarët”. Pra, paratë e donuara nga popullata myslimane me dedikim duhet dorëzuar në vendin e caktuar dhe jo të futen në xhep, siç ka bërë Sulejman Rexhepi me 20 mij dollarët e dorëzuar nga efendi Bruçaj dhe me 145 mij eurot e dorëzuara nga efendi Tërnava dedikuar vëllezërve nga Hasanbegu që përjetuan një nga tragjediitë e paparë në këto anë, sikundër i futi në xhep edhe ato lekë të myslimanëve të Maqedonisë të tubuar për vëllezërit nga Shkodra dhe Vlora që përjetuan po ashtu katastrofë natyrore.
Sulejman Rexhepi aksionet për ndihma vëllazërore i shfrytëzon për ta shtuar buxhetin personal e familjar të cilat pastaj shpenzohen në raki, nëpër kazino e pufe, në ndërtim të pishinave private e në zgjërim të parkut të makinave luksoze.
Eh sikur vetëm edhe shëndeti t’i punonte Sulejman Rexhepit siç i punon mendja në dëm të vakëfit dhe islamit – ai do të fliste vetë me kamish!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *