Burgjet e Sulejman Rexhepit

Kur vatrat shkollore keqpërdoren deri në shëndërrim të tyre në ente ndëshkimore, atëherë, këtu kemi të bëjmë, më së paku me diktaturë dhe, më së shumti me përfshirjen e shtetit në këtë krim mizor. Medresja Isa Beu në Kondovë si dhe Fakulteti i Shkencave Islame në këtë vendbanim (shumë pranë “sulltanatit të Mulla Sulës”) tashmë llogariten si ente ndëshkuese të Sulejman Rexhepit, si burgje

Shkruan Fllanza Selimi

Sulejman Rexhepi, jo vetëm që shquhet si diktator, si uzurpator i BFI-së, si kriminel i llojit të veçantë por, që kur ai ka bërë bandën e vet, që kur sillet si “kapo bando”, me truproje, me dy-tre makina përcjellëse, që kur ka uzurpuar edhe institucionet arsimore të BFI-së, ku ka ushtruar nepotizmin dhe klientelizmin, lirisht mund të themi se “hoxha” në fjalë tashmë është edhe me entet e veta ndëshkimore. Kush nuk i bindet dhe kush lakon nga rruga e tij, përfundon ose në Medrese ose në Fakultet.

Këtë praktikë policore e ka zbatuar qindar herë Sulejman Rexhepi, madje sidomos ndaj atyreve që nuk i binden, që shquhen për rrebelizëm, që kanë vizion, që kanë guxim. Sakaq i riorganizon duke i “ri-punësuar” ose në Medrese ose në FSHI. Aty është i rehatshëm, sepse i ka njerëzit e vet, pjesëtarët e familjes, miqtë e ushtarët besnikë të cilët, çdo të padëgjueshëm e fusin në “formalitet”!

Kur i paraqitet ndonjë problem Sulejman Rexhepit, menjëherë thërret konferencë për mediat dhe, ato i mbanë ose në Medrese ose në FSHI, sepse, aty është më i sigurtë. Ai, për shembull, tmerrohet nga frika për ta organizuar një konferencë për shtyp në qendër, para vendit të “Burmali Xhamisë”, tmerrohet për ta organizuar një konferencë proteste para kishës ortodokse mu në Qendër në krah të Muzeut të Nënës Terezë, nuk ia mban të organizojë një press konferencë para ndonjë stacioni policor dhe aty t’ju thotë policëve se “nuk ju tutem”…

Në të dy vatrat mësimore ka profesorë, ka punëtorë që janë depersonalizuar deri në koc, nuk kanë guxim të ngrisin një fjalë si shenjë pakënaqësie, sepse sakaq aty do të mbijë banda e Sulejman Rexhepit, të armatosur deri në dhëmbë, pjesëtarë të familjes së tij, miq e dashamirë. Nuk i bëhet vonë se, duke i keqpërdorur ata të rinj e besnik të tij të verbuar, mund të përfundojnë në hasmëri e nëpër burgje të shtetit, sepse e keqja mbinë sa mbyll e hap sytë.

Në Medrese apo në Fakultet nuk dërgohen kuadro me kapacitete të larta intelektuale, sepse, ato vende i zënë ata që nuk i shkojnë për shtati Sulejman Rexhepit, ata që nuk kanë kurrfarë respekti për Mulla Sulën por që, ekzistenca i detyron që edhe derrit t’i thonë dajë! Në të dy institucionet arsimore Sulejman Rexhepi ka instaluar familjarë të vetë, rrjedhimisht edhe kodoshë, spiunë, ka belaxhinjë me pagesë, ka provokatorë të cllët tallen me profesorë, sidomos me ata që nuk i ka qejf Sulejman Rexhepi. Aty janë të rallë ata që punojnë me meritë, që do t’ua bëjë Zoti hallall, kurse ka plot të atillë që janë në shërbim të Sulejman Rexhepit, të gatshëm edhe të likuidojnë! Në këto dy vatra më tepër prodhohen spiunë se sa hoxhallarë. Që në vitin e parë nxënësit dhe studentët orientohen në gjah pas atyre që nuk e duan apo që e flasin ndonjë fjalë të keqe kundër Sulejman Rexhepit. Ua mbjellin në gjak spiunazhën!

Sulejman Rexhepi vepron në mënyrë tipike si kapo bandat me përvojë. Asnjë diktator nuk i mbanë besnikët e vet deri në fund. I shfrytëzon dhe i hedh në rrugë, merr të tjerët, këta të shfrytëzuarit tërë jetës mbesin të turpëruar, pa personalitet e në depresion. A e keni parë se cili është relacioni i një prej dekanëve më të suksesshëm të FSHI-së, Doc. Dr. Faredin ef. Ebibi?! Ai duhej të shporrej, sepse nuk guxonte të ishte dekan që do t’ia zinte vendin Sulejman Rexhepit si dekani më i mirë në historinë e FSHI-së! Duhet të largohej si dekani “më i ndyrë”! Sot profesori në fjalë, shkencëtar dhe autor i dhjetra librave, një prej hadisologëve më të mirë që ka vendi, nga stafi i FSHI-së shikohet si tradhëtar ngase ka “tradhëtuar” Sulejman Rexhepin. Profesori në fjalë, ndjehet i keqtrajtuar dhe, njëkohësisht, edhe i turpëruar, prandaj ai edhe faljet dhe lutjet drejtuar Zotit i bën në xhami të izoluara, larg njerëzve që e njohin!

Ish-drejtori i Medresesë, tashmë ka nisur që të ndjejë dhe të shpreh keqardhje. Ka filluar që të gjithë kolegët e vet që i ka keqtrajtuar sa herë që i ka thënë Sulejman Rexhepi, t’ju kërkojë falje dhe hallallëk, sepse tashmë është bindur se mbi një dekadë i ka shërbyer vetëm djallit!

Të gjithë ata intelektualë të kombit që vihen në krye të këtyre institucioneve arsimore, të instaluara në Kondovë, në atë rreth ku vegjeton tërë familja e Sulejman Rexhepit, nëse nuk veprojnë sipas diktatit të tij sakaq mund ta pësojnë nga banda e Sulejman Rexhepit. Ata nuk kanë se çfarë i shërbejnë as fesë, as kombit, as nxënësve e as ardhmërisë, ata janë aty që t’i shërbejnë Sulejman Rexhepit, ndryshe, e “hanë t’nanës”. Prandaj ata edhe pse e dinë se sa vjedhje bëhet në Fakultet dhe sidomos në Medrese, në magazet e kësaj vatre të mesme arsimore, sa nafta vidhet, sa mishi i kurbanit për restorante e për zagarë të Mulla Sulës, megjithatë nuk guxojnë të flasin, sepse, profesorët teologë nuk kanë vatër tjetër ku mund të ligjrojnë. Ata janë “të destinuar” që të punojnë në “burgjet” e Sulejman Rexhepit, i cili pa fije turpi vazhdimisht kërkon që taksat fetare si dhe kurbanët të paguhen në BFI, sepse me ato para mbahet Medresja dhe FSHI-ja në të cilat, në fakt, nuk bëhet asgjë tjetër përveçse ushtrohet lojaliteti deri në nënshtrim total ndaj Sulejman Rexhepit.

Pra, me fitrin dhe zeqatin, me paratë e kurbanit dhe të haxhit, përveç që mbahen procese mësimore për të përgatitur kuadro profesionale prej teologëve, aty ushtrohet lojaliteti dhe nënshtrimi, aty përgatiten spiunët dhe puthadorët, aty ushtrohet arritja e pushtetit aboslut i Sulejman Rexhepit, aty sigurohet edhe rroga për “tepaçat”, për kriminelët, për farefisin, për miqtë, e për rojet e Sulejman Rexhepit. Aty kush e shpreh një pakënaqësi kundër BFI-së së Sulejman Rexhepit “e ha t’nanës”! Aty paguhen nga fitri e zeqati edhe hajnat profesionistë të Sulejman Rexhepit. Prandaj, o popull, mos të jeni fare krenar me këto “dy burgjet” e këtij farë satrapi!

Marrja nën kompetenca të Ministrisë së Arsimit të këtyre dy vatrave arsimore do ta garantojë një perspektive fatlume për jetën fetare islame në këtë nënqiell. Për momentin këto dy vatra arsimore fetare nuk janë në shërbim të islamit, por në shërbim të interesave meskine të Sulejman Rexhepit. Prandaj, duhet që sa më pare të ndërgjegjësohen institucionet përkatëse shtetërore në raport me këtë problem që mund të shkaktojë pasoja fatale në të ardhmen!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *