Bushati: Rruga e Shqipërisë drejt BE-së, e pakthyeshme, opozita nxin

Për ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati vendet anëtare skicojnë rrugën e pakthyeshme drejt anëtarësimit, ndërsa opozita në Tiranë nxin dhe nuk ka lexuar të plotë vendimin e KE.

Ai shprehet se opozita ende nuk ka gjetur kohë që të lexojë me vëmendje atë që thuhet në vendimin për Shqipërinë.

“Vendet anëtare skicojnë rrugën e pakthyeshme drejt anëtarësimit, kuadrin kohor dhe hapat e instrumentet e ndërveprimit të Shqipërisë me Komisionin Europian. Opozita në Tiranë nxin.

Unë kurrsesi nuk dua të besoj se partia, e cila kërkon të qeverisë vendin është mërzitur nga vendimi i mirë për Shqiptarët e jo për qeverinë. Por, preferoj të mendoj se akoma s’ka gjetur kohën e mjaftueshme të lexojë si duhet atë vendim”, shkruan Bushati.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *