Çaushi, shoqëruesit e mi brenda katër mureve janë: Vetmia, mendimet, deshprimi dhe shpresa

“Të nderuar qytetare. po ju shkruaj mbrapa grillave, ku po behen dy vite qe jame provuar qe ti shohe familjen time. Shoqerues ne keto kater mure jane vetmia, mendimet, deshprimi, shpresa.. Çdo dite ballafaqohemi me dhimbje te njejta, probleme te njejta dhe shpresa qe te lirohemi sa me shpejte. Per dallim nga disa te tjere une viktime e pushtetit te kaluar ku jame akuzuar pa te drejte, por nese interesat e mia personale i nxjerrsha para atyre kolektive une sot do te isha ne Liri.. Ndokush eshte i burgosur ndersa gjithe populli ka qene i roberuar.. E gjithe kjo sakrifice ka qene per te liruar njerezit nga roberia qe te jetojne te lire.. Me regjimin e kaluar te gjithe keni qene te roberuar duke ju munguar liria. Sot po vie aroma e lirisë. Te gjithe në menyra te ndryshme kane kontribuar qe te vie kjo dite dhe ja erdhi.. Të gjithe ne menyra te ndryshme kane kontribuar por merita kryesore i shkon kryeministrit Zoran Zaev. Bota i përket njeriut të duruar. “Njeriu është me të vërtet njeri vetëm atëherë kur ta mposhtë unin e tij mbi atë që e donë dhe mund të duroje ndaj asaj që e urren. Njeriu është me të vërtet njeri atëherë kur natyrshmëria e tij udhëheqë me paditurinë e tij dhe këto janë hapat e parë drejt të qenurit njeri”. Malcom X ka thene:”Duhet që të mësojmë nga fëmijët që të mos na vije turp kur dështojmë dhe që të ngrihemi e të tentojmë vazhdimisht. Shumica prej të rriturve jetojnë nën frikë, nën presionin e dështimit dhe turpit, nën trysnin e rrezikut andaj edhe mbështeten tek e sigurta andaj edhe i gjen shumicën e tyre të ndrojtur, të strukur, të frikësuar dhe për këtë arsye shumica prej tyre janë të dështuar ”. Ne se bashku jemi pjesë e historise qe arritem ta rrezojm nje regjim i cili kishte hyre ne cdo sfere te jetes.. LSDM, nuk i mbetet asgje tjeter pervec se ti filloj ti realizoj premtimet e dhena.. LSDM eshte sikur se fruti ne fillim, nese e kafshon eshte i papjekur dhe e ithet, faza e dyte kur piqet dhe eshte e embel dhe faza e trete kalbja.. Uroj qe te jete gjithemon ne fazen e dyte qe te jete e embel per te gjithe ne.. Po behen me shume se 5 vite qe jame angazhuar per te kontribuar ne SdsM, jam zgjuar dhe kam fjetur me idene se si njerezit e duhur te vijnë ne pushtet.. Ndjej obligim moral qe ti falemnderohem mbi te gjithe familjes time, dhe të gjithe atyre qe me kane perkrahur gjate gjithe kohes.. Me veshtiresi vjen lehtesimi. Verdikti i popullit nuk gabon asnjeher, por nese nuk punojme me drejtesi nje dite do te denohena perseri nga populli.. te mos i zhgenjejme popullin… Njeherit shfryezoj rastin qe ti kerkoj falje te gjithe atyre qe pa dashje ose me dashje i kam ofenduar, por jo duke e arsyetuar vetën që kam pasur të drejtë.. por kete mund ta kuptojn vetëm ata që kanë qenê në burgë. Urime Maqedoni po vie era LIRI p.s Qyteterimi me i larte u tregua tek shqiptaret në Haraçine me zgjedhjen e Z Melikie Halimi kryetare te Komunes..

Me Respekt”, ka shkruar Zahir Bekiri Qaushi

Leave a Reply