CIA: Nuk kemi paguar një rus 100.000 dollarë për sekrete të Trumpit

Presidenti amerikan është vënë në dijeni disa orë pas përgënjeshtrimit të lajmit.

 

“Historia e trilluar sipas së cilës CIA-s i është zhvatur 100 000 dollarë është absolutisht e rreme”, konfirmoi ‘Central Intelligence Agency’ në një email dërguar medias. Ky lloj komenti është mjaft i pazakontë për një agjenci që ruan hermetikisht informacionet sekrete.

 

Ky artikull sjell në vëmendje disa agjentë të CIA-s në përpjekje të vazhdueshme thuajse gjatë gjithë vitit të kaluar për të përfituar nga pala ruse programe të ndërhyrjes kompjuterike të vjedhura nga NSA-ja, agjencia e sigurisë kombëtare amerikane.

Shtetasi rus, identiteti i së cilit nuk bëhet i ditur por që kishte lidhje me botën kriminale kibernetike dhe shërbimet sekrete ruse, sipas gazetës kishte joshur agjentët amerikanë duke i ofruar akses në internet të ‘’këtyre mjeteve” nëpërmjet një rrjeti të errët të quajtur “Shadow Brokers”.

Leave a Reply