Cili është impakti i teknologjisë mobile në ekonomi?

Çdokush e di se teknologjia mobile ka një impakt të madh në ekonominë dhe shoqërinë botërore, por një raport i ri e bën krejtësisht të dukshëm këtë impakt.

Sipas një raporti të hartuar nga “The Boston Consulting Group”, teknologjia mobile ka gjeneruar të ardhura prej 3,3 trilionë dollar në vitin 2014.

Qualcomm, një nga prodhuesit më të mëdhenj të çipeve mobile, gjendet në themel të revolucionit të teknologjisë mobile. Kompanitë mendohet të kenë investuar 1,8 trilionë dollarë në infrastrukturë, hulumtim dhe zhvillim përgjatë periudhës 2009-2013. E gjitha kjo është investuar nga sektori privat. Raporti thotë se 4 trilionë dollarë të tjera do të investohen deri në vitin 2020, në mënyrë që të sigurohet vazhdimësia e revolucionit mobil.

Raporti është një përpjekje për të përcaktuar impaktin global të teknologjisë mobile. “The Boston Consulting Group” ka ekzaminuar teknologjinë mobile dhe përfitimet e saj në SHBA, Gjermani, Korenë e Jugut, Brazil, Kinë dhe Indi. Janë anketuar 7.500 konsumatorë në gjashtë shtete për të llogaritur vlerën e të ardhurave, që fitojnë dhe shpenzojnë konsumatorët nga teknologjia mobile. Teknologjia mobile ka kontribuar me 1,2 trilionë dollarë në produktin e brendshëm bruto (PBB) të secilit prej këtyre gjashtë shteteve.

Konsumatorët në vendet e zhvilluara vlerësojnë teknologjinë mobile në më shumë se 6.000 dollarë në vit. Në ekonomitë e zhvilluara si Kina dhe India, shpenzimet tejkalojnë 40 % të të ardhurave mesatare. Në fakt, një pjesë e madhe e të anketuarve do të hiqnin dorë nga pushimet dhe jo nga telefoni i tyre. Në Kinë dhe Kore, një pjesë e madhe e përdoruesve do të pranonin të mos kishin një shërbim internet në shtëpi në vend të një telefoni mobil.

Raporti gjithashtu tregon edhe përfitimet, që kanë konsumatorët nga teknologjia mobile, të cilat llogariten në vlerën e 6,4 trilionë dollarë. “The Boston Consulting Group” gjithashtu anketoi edhe 3.500 biznese të vogla në gjashtë shtetet në fjalë. U zbulua se bizneset e vogla, që adaptonin teknologjitë mobile të avancuara, kishin rritje të ardhurash deri në dy herë më shpejt.

Raporti qartësisht zbulon se teknologjia mobile është një motor, që furnizon rritjen ekonomike, por akoma duhet më tepër inovacion. Ato, që vazhdimisht kanë munguar, janë politikat e vendeve, të cilat kanë penguar vendosjen e standardeve të reja, që do të hapnin rrugë për shkëlqimin e mëtejshëm të këtij sektori.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *