Çmim për Pluton Vasin

Pluton Vasi u shpall regjisori më i mirë i gjinisë së dokumentarit artistik në Festivalin e Kineastëve të Kinemasë Botërore, zhvilluar në Londër, me dokumentarin “A ka klasë të mesme në Shqipëri?”.

“Jam shumë krenar, jam fitues. Ky çmim është shumë i rëndësishëm për mua për të vazhduar me projekte të tjera”, u shpreh Vasi në fjalën e tij.

Dokumentari, me producente Vjollca Dedein, trajton përpjekjet e shtresave sociale për mbijetesë. Ai sjell tre histori, përkatësisht të një piktori, një artizaneje dhe një peshkatari.

Regjisori Vasi ishte kandiduar për këtë çmim bashkë me tetë regjisorë të tjerë ndërkombëtarë. Ky ishte edicioni i shtatë i Festivalit të Kineastëve të Kinemasë Botërore.

Në të morën pjesë kineastë të gjinive të ndryshme të filmit, nga vende si Shtetet e Bashkuara, Amerika Latine, Australia, Kanadaja, Japonia, Kina, Franca, Spanja, Greqia dhe Turqia. / Top Channel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *