Dalin detaje nga grabitja e pikës së këmbimi valutor në Durrës

Një pikë këmbimi valutor ka rënë preh e grabitjes në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Policia sqaron se ngjarja ka ndodhur në Manzë të Durrësit dhe pika e këmbimit valutor ishte në pronësi të 71- vjeçarit me inicialet E. D.

Autorët kishin dëmtuar qepenin dhe hyrë brenda duke marrë prej aty gjithë xhiron ditore, sipas asaj që ka deklaruar pronari në polici.

Pronari menjëherë sapo ka konstatuar grabitjen në mëngjes ka njoftuar uniformat blu.

Hetimet e para tregojnë se grabitësit kanë marrë paratë që gjendeshin në kasafortë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *