Debati i dytë mes demokratëve, kandidatët sulmojnë Donald Trump si “demagog”

Në përgatitje të garës presidenciale në nëntor të vitit 2020, kandidatët demokratë kanë ashpërsuar betejën mes tyre. Ish-zëvendëspresidenti amerikan dhe favoriti kryesor, Joe Biden, ishte në qendrën të sulmeve nga 10 kolegët e tij. Sondazhet sërish e nxjerrin atë fitues brenda partisë me mbi 30 për qind të votës.

Gara për kreun e Shtëpisë së Bardhë ka nxjerrë në pah ndasitë e mëdha ideologjike që ekzistojnë në Partinë Demokratike amerikane.

10 nga aspirantët demokratë për presidentë zhvilluan të mërkurën seancën e dytë të debatit mes tyre.

Beteja për shëndetësinë, emigracionin, klimën, tematikat racore dhe akuzat për kreun e shtetit, Donald Trump, dominuan axhendën e debatit.

Rivalët më të dobët nuk i përmbajtën sulmet ndaj dy favoritëve të garës, ishzëvendëspresidentit, Joe Biden dhe senatores Kamala Harris.

Vetë këta të fundit u përplasën me njëri-tjetrin për propozimet rreth sistemit shëndetësor.

Joe Baden u zotua të vazhdojë politikën e ish-presidentit Barac Obama për sigurimin shëndetësor të shumicës së popullsisë, ndërsa e refuzoi planin e koleges së tij, Harris, duke thënë se do të rriste taksat për klasën e mesme dhe do i kushtonte vendit triliona dollarë në pak vite.

Për politikat e emigracionit, Biden tha se SHBA duhet të vazhdojë të ruajë kufijtë e vet, ndërsa rreth çështjeve klimatike, u shpreh se do të rivë në fuqi Marrëveshjen e Parisit dhe do të respektojë direktivat e saj.

Një nga debatuesit më të mirë të natës ishte senatori nga shteti i Nju-Xhersit, Cory Booker , i cili së bashku me kryebashkiakun e Nju-Jorkut, Bill de Blasio, folën njëzëri kundër presidentit Trump, duke kërkuar shkarkimin e tij për lidhjet e pretenduara me Rusinë.

Sondazhet tregojnë se në garën mes demokratëve për Shtëpinë e Bardhë, por Biden mbetet favoriti mes 20 kandidatëve, i ndjekur nga senatorët  Bernie Sanders dhe veterania  Elizabeth Warren.

Leave a Reply