Defekt në Nënstacionin e Selitës, një pjesë e Tiranës pa energji elektrike

Një defekt i ndodhur sot në mesditë në Nënstacionin e Selitës ka bërë që një pjesë e Tiranës të mbesë pa energji elektrike. Mësohet se defekti u shkaktua si pasojë e djegies së dy transformatorëve.

Zonat pa furnizim janë ajo e Ish-Bllokut, Komuna e Parisit, “Vasil Shanto”, Kodra e Diellit, Liqeni Artificial, Ish-Ekspozita, etj. OSHEE-ja bën me dije se ka ngritur 19 grupe pune, të cilët aktualisht po operojnë për të normalizuar situatën.

Falë ndërhyrjes me furnizim nga nënstacionet e tjera, është bërë i mundur rikthimi i energjisë elektrike në disa zona (Vasil Shanto, zona e Ish-Bllokut, Liqeni Artificial).

Në zonat e tjera furnizimi është me ndërprerje, pasi janë lidhur me nënstacione që mbulojnë të tjera rajone të Tiranës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *