Deputetëve britanikë nuk u lejohet të marrin pushime në… shkurt!

Deputetët britanikë do të privohen nga pushimet në shkurt për të mundësuar miratimin e legjislacionit të nevojshëm për zbatimin e Brexit, të planifikuar për në 29 mars, njoftoi dje një zëdhënës i kryeministres, Theresa May. ‘’Ne jemi të vendosur të kemi gjithçka në dispozicion për të mundësuar largimin nga BE-ja më 29 mars të këtij viti’’, deklaroi zëdhënësi.

”Fakti që të mos kemi pauzë parlamentare dhe se deputetët të jenë prezent dëshmon që ne po marrim të gjitha masat e nevojshme për t’u siguruar që 29 marsi do të jetë data jonë e largimit”, theksoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *