Dërgohet për gjykim ish-drejtorja e arsimit në Lushnje

Prokuroria e Lushnjes ka përfunduar hetimet dhe dërgoi për gjykim ish-drejtoren arsimore të këtij qyteti, Liza Tabaku, e akuzuar për “korrupsion pasiv më shumë se njëherë në rrethana rënduese”.

Tabaku akuzohet gjithashtu edhe për  “shpërdorim të detyrës”. Bashkë me të, Prokuroria e Lushnjes ka marrë të pandehur edhe djalin e saj, shtetasin Xhonluko Tabaku dhe shtetasin Rigert Zeneli, të akuzuar për “ushtrimin e ndikimit të paligjshëm”.

Këta shtetas dyshohet se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, akuzohet se merrin para nga mësues të ndryshëm në zonën e Lushnjes, në këmbim të emërimit, transferimit apo moslëvizjes nga vendi i punës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *