‘Deti’, Rama: kemi bërë një progres për një marrëveshje të re e të drejtë!

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “ne kemi trashëguar një marrëveshje të papranueshme për detin për të cilin kemi pasur tensione me miqt tanë në Athinë pasi e ne e kemi shprehur qartë që nuk e njohim atë marrëveshje pasi Gjykata Kushtetuese e ka rrëzuar dhe ne duam marrëveshje të re”.

Në takimin me minoritete në Sarandë në kuadër të turit të llogaridhënies, Rama theksoi se “kemi bërë një progress të jashtëzakonshëm për një marrëveshje të re e cila do të jetë e drejtë, e barabartë dhe në respekt reciprok të njëri tjetrit”.

“Jetojmë në një vend që ka qenë djepi I lajmeve të rreme që sot janë bërë problem për gjithë botën demokratike. Dhe prandaj kur kjo epidemi shpërtheu ne e gjetëm veten në krye të klasifikimit për prodhimet e lajmeve të rreme që falë edhe opozitë që kemi, një ndërmarrje e falimentuar që jeton apo mbijeton duke abuzuar me kreditë e besimit të njerëzve, e kemi parë dhe dëgjua që edhe kjo arritje historike për ne është përfshirë në atë cilin e lajmeve të rreme si një tradhti e madhe kombëtare, si shitje e detit, dorëzim I sovranitet e kështu me radhë. Por për aq sa lajmet e rreme kanë fuqi që të dominojnë debatin për një periudhë të caktuar, është po ashtu e thjeshtë që kur pastaj faktet dalin në pah, atëherë këto shfryhen si tullumbace”.

Prandaj, vijoi kryeministri, edhe kjo ç’ka është thënë dhe thuhet për fat të keq për këtë çështje, do të shpohet si tullumbace sepse marrëveshja për detin që do të materializohet vizualisht në hartë dhe do kemi mundësinë që me sytë e tyre dhe jo me sytë e partive, me mëndjen e tyre dhe jo të atyre që përcjellin këto lajme të rreme, të gjykojnë midis pamjes së detit me marrëveshjen që ishte dhe pamjes se detit me marrëveshje që do të kemi. Kufirin siç ishte dhe që do kemi, dhe do shihet qartësisht që jo vetëm kemi bërë marrëveshjen e duhur për vendin tonë por edhe se çfarë janë në gjendje të bëjnë këta të dëshpëruar që nuk kanë as ide e as program, as skuadër, lider jo e jo, dhe që gjithë pafuqinë e tyre për të qenë një alternativë e besueshme për njerëzit po e kthejnë në një forcë të madhe destrutive dhe dëshpërimi”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *