Dibër, 37-vjeçarja vetëhelmohet, në gjendje të rëndë

Një grua nga Dibra ka tentuar që t’i japë fund jetës ditën e djeshme, duke u vetëhelmuar në banesën e saj.

Bëhet fjalë për 37-vjeçaren me A.K, e cila është gjendur në gjendje të rëndë nga familjarët, të cilët e kanë dërguar me urgjencë në spital.

Ende nuk dihen shkaqet e sakta që e kanë çuar 37-vjeçaren të marrë këtë akt ekstrem, ndërsa ajo ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Dibrës.

Lidhur me ngjarjen, policia ka nisur hetimet si dhe ka referuar materialet hetimore në Prokurorinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *