Digjet makinë në afërsi të Presidencës

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e së shtunës përpara hyrjes së Presidencës. Për shkak të vendndodhjes së ngjarjes, forca të shumta policie kanë mbërritur brenda pak minutash e më pas forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Mësohet se shkak i zjarrit të rënë dyshohet të jetë një shkëndije elektrike në makinën tip Benz me targa AA517GO, e cila më pas është përhapur në të gjithë mjetin.

Fatmirësisht asnjë nga tre personat që ndodheshin në automjet nuk ka pësuar lëndime, ndërsa drejtuesi i mjetit, i marrë në pyetje nga efektivët e policisë ka deklaruar se fillimisht ka parë tym brenda kabinës së makinës dhe menjëherë ka ndaluar mjetin, i cili në pak sekonda është përfshirë nga flakët në pjesën e motorit.

Pavarësisht kësaj, punonjësit e policisë dhe ata të zjarrfikëses janë duke punuar për të zbardhur verifikuar shkaqet zjarrit.

Leave a Reply