Drafti final – Xhafaj: Venecia konfirmoi projektin e ndryshimeve kushtetuese të ekspertëve

Kreu i Komisionit të Posaçëm për reformën në drejtësi, Fatmir Xhafaj, ishte zyrtari i parë i mazhorancës që u shpreh mbi draftin final të Komisionit të Venecias për reformën, që sipas tij konfirmoi strukturën institucionale me modelet dhe zgjidhjet teknike të propozuara në projektin kushtetues të ekspertëve të nivelit të lartë.

Fatmir Xhafaj: Ndaj është jo vetëm naive, por edhe pa ndonjë dobi dhe përfitim politik, si dhe në kundërshtim me interesin publik, të vazhdohet të thuhet se Komisioni i Venecias ka rrëzuar “projektin e ndryshimeve kushtetuese”.

Sikurse edhe e pranoi z.Xhafaj, politika ka nisur t’i lexojë ndryshet rekomandiemt e Venecias, veçanërisht për pikën që realisht ia la në dorë politikës zgjidhjen, atë të votimit të anëtarëve të Gjyqësorit, anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë dhe Këshillit të Lartë të Gjyqësorit.

Xhafaj e bëri disa herë të qartë se me PD do të tentohet çdo konsensus, duke lënë të hapur votimin e tyre me 84 vota, apo me 93 vota, por vendosi edhe një prag, që nuk mund të tejkalohet në emër të dakordësisë.

Xhafaj:Një gjë nuk ka të thënë, që opozita të ketë ndikim. Nuk bëhet fjalë për ndikim partiak në formimin, në zgjedhje, sepse ndryshe do të kishim vullnete politike të shprehura në përfaqësime konkrete në përbërjen e këtyre institucioneve të pavarura. Por që palët politik, grupet politike, të marrin pjesë aktive në procedurën e përzgjedhjes pa dhënë një ndarje në përfaqësues të “X” apo “Y” partie, kjo është një gjë normale për sa kohë që investohet ligjvënësi në këtë procedure.

Sa i përket çështjes së Byrosë Kombëtare të Hetimit, kreu i Komisionit të Posaçëm për reformën në drejtësi, këmbëngul se  kjo nuk ka qenë pjesë e rekomandimeve të Venecias, por se projektligji që është depozituar nga qeveria do përshtatet me kompetencat që do ketë njesia antikorrupsion në Prokurori pas miratimit të ndyrshimeve kushtetutese.

Xhafaj:  Përsa i përket çështjes së Byrosë Kombëtare të Hetimit, nuk është pjesë e këtij raporti dhe nuk është marrë ky opinion me këtë rast. Por natyrisht askush nuk ka pretenduar deri më sot që Byroja Kombëtare e Hetimit do të jetë jashtë drejtimit dhe kontrollit të prokurorisë, për arsye sepse kështu funksionin sistemi i hetimit penal në Shqipëri.

Sa i pëkret rekomandimit të Venecias për të mos ndërprerë mandatin e Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, z.Xhafaj tha se ky ishte një rekomandim i arsyeshëm dhe i pranueshëm nga mazhoranca.

Z.Xhafaj, nuk arrin ta besojë të paktën për momentin se opozita mund edhe të mos bëhet pjesë i diskutimit teknik dhe e votimit final ndaj dhe e mbylli komunikimin me median me këtë ftesë.

Xhafaj: Është shumë e rëndësishme vota e opozitës në këtë proçes, sepse bëhet fjalë për një reformë thelbësore kushtetuese dhe është e rëndësishme që të jemi të gjithë bashkë në këtë proçes dhe unë shpresoj dhe besoj që do të jemi të gjithë bashkë.

Leave a Reply