Drejtoria Rajonale Tatimore: Bizneset e rregullta nuk do të kontrollohen

Ditën e sotme Drejtoria Rajonale Tatimore Tiranë zhvilloi takim me operatorë turistikë, përfaqësues të sektorit të hotelerisë dhe restoranteve, në kuadër të zbatimit të planit të veprimit për sezonin

Gjatë takimit, biznesi vlerësoi masën e marrë nga qeveria shqiptare për uljen e TVSH-së për strukturat akomoduese nga 20% në 6%.

Drejtori i Tatimeve për Tiranën Dionis Imeraj i ftoi tatimpaguesit të përmirësojnë vet deklarimin e qarkullimit dhe të pagesës së TVSH-së, për të gjithë muajt e sezonit turistik.

Ai theksoi se tatimpaguesit, të cilët do të reagojnë pozitivisht ndaj kësaj ftese, të administratës tatimore që me deklaratën e TVSH-së së periudhës tatimore maj 2018 dhe në vijim gjatë muajve të tjerë të sezonit, nuk do të jenë objekt i kontrolleve të plota në vend, i vizitave fiskale, i monitorimit të xhiros së realizuar apo i kontrolleve nga zyra.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *