Durim Bami përfundon ballafaqimin me Doshin: Vrasja ishte sajesë!

Pas 9 orësh ballafaqim me deputetin Tom Doshi në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, Durim Bami ka përfunduar dëshminë e tij dhe ka dalë nga organi i akuzës. Lapsi.al mëson se Durim Bami i ka qëndruar versionit të tij se atentati për vrasjen e Tom Doshit dhe Mëhill Fufit ka qenë një sajesë e deputetit të Shkodrë. Në javën e ardhshme pritet që Bami të ballafaqohet edhe me Fation Skënderin dhe deputetin Mark Frroku. Nga frika e ndonjë atentati, policia kishte marrë masa të rrepta sigurie. Vetë Bami ishte i veshur me jelek antiplumb edhe brenda në Prokurori teksa po merrej në pyetje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *