Durrës, makina del nga rruga, humb jetën 38-vjeçari

Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në qarkun e Durrësit.

Nga informacionet e fundit rezulton se një mjet ka dalë nga rruga, është përplasur me një shtyllë dhe për rrjedhojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i tij 38-vjeçar.

Sipas autoriteteve policore lokale, ngjarja ka ndodhur në afërsi të Shkozetit dhe nga mbikëqyrja paraprake e vendit të ngjarjes dyshohet se shkak është bërër shpejtësia me të cilën udhëtonte 38-vjeçari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *