Dyshohet se Rusia ka armë bërthamore në Krime

Brukseli ka filluar një hetim për hakimin e komunikimit diplomatik të BE-së pas publikimit të shumë të dhënave, përfshirë përshkrimin e Krimesë si zonë e nxehtë, aty ku mund të ketë edhe armë bërthamore. Në këto publikime vërehet qartë shqetësimi i diplomatëve të BE-së edhe për qasjen e Trumpit ndaj Rusisë dhe Kinës.

Në mesin e komunikimeve të publikuara ishte edhe një vërejtje e 8 shkurtit se Krimea është shndërruar në një zonë të nxehtë ku bombat nukleare mund të jenë vendosur. Rusia e kishte pushtuar ilegalisht territorin ukrainas në vitin 2014. Zyrtarisht ende nuk ka deklarime të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara për praninë e armëve nukleare në Krime.

Në një përgjigje nga sekretariati i Bashkimit Evropian thuhet se raportimet për publikim të të dhënave të ndjeshme janë çëshjte që po hetohen në mënyrë aktive. Lajmin për rrjedhjen e këtyre të dhënave e publikoi së pari gazeta amerikane “New York Times”, shkruan “The Guardian”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *