Eksodi i shqiptarëve, Tahiri dhe Hoffman në Morinë

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, dhe ambasadori gjerman, Helmut Hoffman, kanë inspektuar pikën e kalimit kufitar të Morinës, ditën e premte.

Pas largimit masiv të shqiptarëve, ambasadori Hoffmann theksoi edhe një herë tjetër se “të gjithë qytetarët që kanë shkuar në Gjermani, do të kthehen”.

“Dua të theksoj se nuk do të ketë azil ekonomik”, shtoi Hoffman.

Nga ana e tij, ministri Tahiri paralajmëroi se të gjitha “agjencitë turistike që mashtrojnë qytetarët do të verifikohen dhe penalizohen”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *