Emily nuk ndalet

Në vitin 2013, Emily Ratajkowski fitoi famë me vallëzimin e saj sexy dhe topless në videon e këngës së Robin Thickie dhe Pharrell Williams, “Blurred Lines”.
Duket se ai rol i ka ardhur natyrshëm bukuroshes brune, e cila është zhveshur sërish për një set fotosh ku nuk ngurron të shfaqë gjoksin e saj dhe madje të shkojë edhe më tej.

Në disa foto, 23-vjeçarja e lindur në Londër shfaqet e veshur vetëm me një palë pantallona dhe përdor duart për të mbuluar asetet e saj, ndërsa i drejton një shikim joshës objektivit të aparatit fotografik.

Ndërsa në foto të tjera, Emily shfaqet edhe më provokuese kur mban në trup vetëm një peliçe… Të jetë vallë kjo rruga e duhur për të arritur me çdo kusht famën në një botë të egër si ajo e showbizz-it?

Leave a Reply