EMSC: Tërmeti i fundit 2.6, vijon ulja e pasgoditjeve

Qendra Evropiane Mesdhetare e sizmologjisë ka njoftuar se në Shqipëri është ulur numri i pasgoditjeve 24 orët e fundit si dhe magnituda e  tyre.

Duke iu përgjigjur një mesazhi të një qytetari, i cili pyet nëse është e vërtetë që prej 6 orësh nuk ka pasur pasgoditje apo nëse aplikacioni i njoftimeve nuk funksionin, EMSC shkruan në Twitter se lëkundja e fundit e regjistruar në rrjetet sizmike, është ajo e rreth tre orëve më parë, me një magnitudë prej 2.6 ballë.

“Nuk kemi asnjë indicie se kjo lëkundje është ndjerë, ose njerëzit janë mësuar dhe nuk raportojnë më për lëkundjet e lehta. Në çdo rast, ky është një lajm i mirë. Duket se shkalla e tërmetit është duke rënë”, thuhet në këtë njoftim zyrtar të EMSC.

Leave a Reply