Erdogan në Shqipëri për Xhaminë e Namazgjasë dhe investimet

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani priti Presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan i cili mbërriti në vendin tonë këtë të mërkurë për një vizitë zyrtare.

Erdogan kryeson një delegacion zyrtarësh dhe investitorësh turq të interesuar për investime në Shqipëri.

Pas takimit kokë më kokë, dy presidentët do të dalin në një konferencë të përbashkët për shtyp, ndërkohë që në orën 15:00 Erdogan do të përurojë nisjen e punimeve në Xhaminë e Namazgjasë, ku Komuniteti Mysliman turk ka dhënë 30 milion euro për ndërtimin e saj.

Më pas, në orët e pasdites Erdogan dhe Nishani do të marrin pjesë në forumin e përbashkët të biznesit Shqipëri-Turqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *