“Është koha për njohje reciproke me Serbinë”/ Basha: I shërben stabilitetit

Kryetari I Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka nisur ditën e sotme me një mesazh të fortë ku deklaron se ka ardhur koha për njohje reciproke mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

Deklaratë e tij vjen pas vizitës dyditore në Kosovë, ku u takua me krerët më të lartë të shtetit.

Në një postim në llogarinë e tij zyrtare në Twitter, Basha shkruan se “njohja reciproke do iu shërbejë qytetarëve të dy vendeve, paqes dhe stabilitetit të rajonit”.

Postimi i plotë i Lulzim Bashës

10 vjet më parë GJND konfirmoi se shpallja e pavarësisë së Kosovës ishte në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.Sot është koha për njohje reciproke mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë. Kjo i shërben qytetarëve të dy vendeve, paqes dhe stabilitetit të rajonit.

Shqipëria në krah të Kosovës me diplomacinë e saj dhe në koordinim të plotë me partnerët tanë strategjikë, dha gjithçka për shpalljen e pavarësisë dhe njohjen ndërkombëtare të Kosovës. Së bashku, në krah të njëri-tjetrit, do të përballojmë çdo sfidë e sigurojmë të ardhmen.

Leave a Reply