Facebook “godet” Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut

“Jemi vazhdimisht duke punuar për të zbuluar dhe ndaluar këtë lloj aktiviteti, sepse nuk duam që shërbimet tona të përdoren për të manipuluar njerëzit”, tha Nathaniel Gleicher, kreu i sigurisë kibernetike të Facebook.

Sipas tij, këto profile dhe faqe të rreme u mbyllën pasi u analizua sjellja e tyre, dhe jo në bazë të postimeve që bënin.

Facebook tha se nga 2600 llogari false të bllokuara, në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut ishin 212 të tilla. Këto llogari false shfaqeshin si persona në Australi, SHBA dhe Britani, duke bërë komente rreth politikës, astrologjisë, personave të famshëm etj.

Më herët gjatë këtij muaji, Facebook tha se kishte bllokuar llogari në Britani dhe Rumani që ishin përpjekur për të përhapur njoftime urrejtje dhe komente që shkaktonin ndasi mes qytetarëve.

Në Janar, u mbyllën qindra llogari nga Irani që ishin pjesë e një fushate të madhe manipulimi që vepronte në më shumë se 20 shtete.

Leave a Reply