Facebook paralajmëron për videot “shqetësuese”

Facebook ka konfirmuar se në fillim të çdo videoje që do të shpërndahet në këtë rrjet do të jetë një paralajmërim për përmbajtjen e saj.

“Kjo vidoe përmban pamje të cilat mund të trondisin, mërzisin apo fyejnë, jeni i sigurt që dëshironi t’a shihni?”, kjo do të jetë fraza përpara se të nisë çdo video dhe përdoruesit do të zgjedhin t’a shohin apo jo.

Kjo lëvizje erdhi pasi FB u akuzua se nuk mund të kontrollonte disa imazhe vërtet të rënda.

Ky paralajmërim do të shërbejë që përdoruesit të kenë mundësinë e zgjedhjes, t’a shohin apo jo videon.

Përmbajtja e videove nuk do të shihet nga minorenët dhe nuk do të ketë funksionin “autoplay” si videot e tjera.

Videot që do të jenë pjesë e këtyre masave do të jenë ndër të tjera edhe ato të vrasjes së policit francez pranë zyrave të Charli Hebdo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *