Familjarët e viktimave të tragjedisë së Gërdecit letër Arta Markut: Rihap hetimet!

Një dekadë nga shpërthimi në punishten e demontimit në Gërdec, ku humbën jetën 26 persona, pas hekurave nuk qëndron askush ndërsa koha e kaluar jo vetëm që s’ka shëruar plagët, por ka shtuar dhimbjen te familjarët që shprehen se klasa politike dhe drejtësia po i vret për së dyti.

Report Tv është ndalur në familjen Durda, e cila ka humbur djalin 7-vjeçar Erison Durda. Nëna e tij Zamira kërkon drejtësi, dënimin e pushtetarëve që lejuan punishten e demontimit, duke e kthyer në një krim shtetëror.

Për Report Tv Zamira shprehet se prej një muaji i ka dërguar një letër kryeprokurores Arta Marku, por ende nuk ka një përgjigje prej saj.

Leave a Reply