Fenomeni i maleve të Boletinit, guri që lëviz por nuk bie

Është një gur në maje mali i cili lëviz por nuk bie.

Për të shkuar në krye të kodrave të fshatit Boletin është një aventurë jo e lehtë. Por në maje të tyre vizitorët i pret një fenomen goxha interesant.

Aty ndodhet një gur disa tonësh të cilin mund ta lëviz edhe një person i vetëm por që për ta rrezikuar nga vendi ku rri sipas banorëve të kësaj ane nuk mjafton as forca e disa burrave bashkë.

Të moshuarit thonë se ky gur në po të njëjtën gjendje ndodhet aty qe shumë vjet.

Sipas plakut Xhavit Pecy ky kuriozitet në fshatin e lindjes së heroit kombëtar Isa Boletini është fshehur nga pushtuesit e dikurshëm.

Saktësisht ky gur gjendet në mes të fshatit Zhirovicë, Vidushë e Boletin derisa shkuarja deri aty mund të bëhet vetëm duke ecur./KlanKosova

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *