Foli Zymbyl aga alias Muzemil Osmani

Në serialin “Sulltan Sulejmani i Madhërishëm” një personazh mjaft simpatik, ndonëse shumë i mjerë, është Zymbyl Aga, pak eunuk e pak pederast, që shërben në “kabinetin e Sulltanit”. Në botën reale, këtu në Maqedoni, një Zymbyl agë të tillë do të mund ta gjenim në BFI-në e Sulejman Rexhepit – Muzemil Osmani, “sekretaresha”, që thotë se punon në “kabinetin e Sulltanit” të vet

 

Bajam Shaqiri, ish-meresant, Kumanovë

 

Si në “kabinetin e Sulltanit” të filmit, ashtu edhe në “kabinetin e Sulltanit” të BFI-së, e kemi personazhin e Zymbyl Agës, i cili personifikon miletin që gjithnjë është i gatshëm ta ngrisin idhullin e vet në përmasa të “zotit”! Në të dy rastet, Zymbyl aga është në gjendje që edhe të futmen e Sulltanit ta durojë si pela dhe ta fshehë si gjënë që ia ka shkaktuar kulmin e kënaqësisë që nuk ndahet me askë tjetër! Ky është Zymbyl aga!

Po kush është Muzemil Osmani i cili, përmes një shkrimi të botuar në muralin e tij, bfi.mk,  mundohet që ta relativizojë një shqetësim shumë të madh të popullit mysliman në vend. Muzemil Osmani ngacmohet nga një fushatë gjithëpopullore kundër dhënies së fitrave dhe zeqatit në BFI-në e Mulla Sulës i cili, bshkë me Muzemila e Mustafa, po i zhvatin e po i vjedhin deri në rrënim të të vetmit Institucion fetar islam në vend dhe në të mirë të pasurimit të tyre marramendës.

Për tipat e tillë që mundohen ta mjegullojnë një të vërtetë shumë të madhe, Allahu xh.sh. në Kuranin e Madhërishëm, thotë: “Ju, në vend të Allahut, keni zgjedhur idhujt, për shkak të dashurisë midis jush në këtë jetë. Por, në Ditën e Kiametit do ta mohoni njëri-tjetrin dhe do ta mallkoni njëri-tjetrin. Streha juaj do të jetë zjarri dhe nuk do të ketë për ju kurrfarë ndihmësi.” (El Ankebut, 25)

Muzemil Osmani thotë se me fitra dhe zeqat mbahen institucionet arsimore të BI-së! Nuk është e vërtet, sepse, me fitra mbahet ekskluzivisht familja e Sulejman Rexhepit, familja e Muzemil Osmanit, familja e Mustafa Dautit dhe, çka të ngelë, mund të mbahet nën drithërimat e falimentimi edhe vatrat arsimore të BFI-së së Mulla Sulës! Kurrë nuk ka dhënë populli më shumë se këto vitet e fundit, kurrë nuk kanë dhënë diaspora më shumë se këto vitet e fundit, kurrë nuk kanë dhënë pushtetet me shume se këto viteve të fundit, ndërkohë që Bashkësinë Islame e kemi buzë falimentimit, pikërisht për shkak të vjedhjeve të tmerrshme që bëhen nga Sulejman Rexhepi dhe tajfa e tij.

Muzemil Osmani na paska qenë ish-medresant, ndërsa, me sa e dimë, tash e tri vite ai është futur në BFI-në e Mulla Sulës. Edhe vetë ai është dëshmitarë se, për këto tri vite, me qindra e mijëra euro të BFI-së janë humbur nëpër kazino, nëpër shtëpi publike, në alkool e nëpër hotele lluksoze. Janë vjedhur miliona euro me të cilat janë blerë banesa, shtëpi, Golf 7, BMW X6, Porche, Audi 3, etj etj! Janë vizituar qendra turistike me famë botërore, janë paguar këngëtarë e këngëtare, janë blerë dekorata e janë paguar media e portale që të shtrembërohet e vërteta dhe kopallat e Mulla Sulës të shiten si “perla” të plakut të matufosur!

A e di Mzemil Osmani se, ish-medresantët, kolegët e tij, të gjeneratës së vet, sot nuk kanë as dy lekë në xhep, bredhin poshtë-lartë, duke kërkuar ndonjë punë, bredhin nëpër dynja duke iu dorëzuar dëshpërimit fatal dhe, duke parë se çfarëpo ndodhë me BFI-në, ata heqin dorë edhe nga predikimet fetare.

Kurse, Muzemil Osmani, ka arritur që të zhvatë nga fitrat dhe zeqati aq shumë para sa, tërë gjenerata e tij, t’i tubojnë fitimet e këtyre viteve, nuk do të përbënin as gjysmën e shumës sa e “ka fituar”Muzemil Osmani duke qenën nën sqetullat e Sulejman Rexhepit. Muzemil Osmani sot udhëton me Audi, ndërsa një vit të plotë në punë udhëtonte me furgona të linjës Sullare-Shkup-Sullare! Shokët e tij të gjeneratës nuk guxojnë as ta ëndërrojnë një dhomë me mure prej gjips-tabllave, kurse Muzemil Osmani ka arritur që për dy-tri vite të investojë në riparimin dhe rimobilimin e shtëpisë në vlerë mbi 30 mij euro! Nga kjo llogari sipërfaqësore mund të konkludojmë se Muzemil Osmani fitimin vjetor e ka mbi 10 mij euro në BFI-në e Mulla Sulës, rrogë vjetore kjo të cilën administratorët shtetërorë nuk do ta arrinin për 3-4 vite! Apo, një administratori shtetëror, për të fituar aq sa “ka fituar” (vjedhur) Muzemil Osmani, do t’i duheshin minimum 15 vjet kursim të rrogave pa e shpenzuar asnjë cent nga ato!

Ja pse Muzemil Osmani i tmerruar deri në palcë, fton që fitrat dhe zeqati të derdhen në BFI-në e Mulla Sulës, i cili, tashmë edhe Medresenë dhe Fakultetin i ka shndërruar në tezga përfitimi personal. Në emër të këtyre dy vatrave arsimore vidhet aq shumë sa, këtë më së miri e dëshmon fiziku i Muzemil Osmanit, i cili, kur u fut në BFI gjasonte në një fëmijë të çiltër, ndërsa sot, i ka të gjitha karakteristikat dhe hiret e një vejushe të braktisu, me kofsha e vithe gjigante që shprehin vuajtjet e saj shpirtërore. Ky është halli i Muzemil apo Zymbyl Agës, dhe jo Medresja apo FSHI-ja që tashmë janë katandisur në situata mjerane për të cilat  kurrë nuk foli ky ish-nxënës e ish-student. Fitrat dhe zeqati kurrë nuk kanë munguar, nga viti 1990 e këndej janë shumëfishuar e rritur ndjeshëm, kurse sot kemi një BFI me të gjitha organet dhe institucionet në prag të falimentimit. Nga vjedhja e fitrave dhe zeqatit, Muzemil, nga vjedhja, ku me turinj e kokë je rrasur edhe vetë. Pse atëherë faj kërkon te të tjerët! Askush si ti nuk është i ulur në fronin ku i vetmi aktivitet që mund të zhvillohet është vetëm vjedhja e fitrave dhe zeqatit. O majmunë të përbuzur…

Na gënjytë! Parcela, nuk u kthy, VMRO iku, ka ngelur të ikni edhe ju!

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *