Formimi i qeverisë në Kosovë , Thaçi e fton sërish në takim Kurtin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka ftuar përsëri në takim kryetarin e VV-së, Albin Kurti.

Ftesa është bërë me qëllim të mandatimit të Kurtit për formimin e Qeverisë së re.

Në ftesën e dytë të kreut të shtetit theksohet se Kurti nuk i ka dhënë arsyetim Thaçit për mungesën në takimin e parë të ftuar më 13:30.

Takimi është kërkuar që të zhvillohet mbremjen e kësaj të premteje në në orën 20:00.

Leave a Reply