Frashër Krasniqi kishte ardhur enkas për të më rrahur

Deputeti Milaim Zeka dhe deputeti Frashër Krasniqi para pak çasteve patën përleshje fizike në një debat live në klan Kosova. Deputet Zeka thotë se Krasniqi nuk kishte ardhur për të debatuar, por për të më sulmuar fizikisht.

Deputeti Zeka ka thënë për Gazetën Express se VV e kishin dërguar deputetin e tyre për ta sulmuar fizikisht, ndërsa vetë ai kishte pritur se do të kishte debat.

“Unë kisha shkuar për të debatuar, ndërsa Frashëri nga fillimi tha se kam ardhë veç me të sulmu fizikisht”, ka thënë Zeka për Gazetën Express.

Zeka tregon se të dy kanë dalur nga studiot e Klan Kosovës dhe se rastin do ta paraqesë në Polici./Express

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *