‘Furious 7’ thyen rekordet

‘Furious 7’, filmi i fundit i sagës ‘Fast & Furious’, ka thyer rekordet duke u klasifikuar si filmi më i shikuar që në fundjavën e parë të shfaqjes, duke arritur shumën prej 143 milionë dollarë të grumbulluara në “box office”.

Në krye të listës më parë klasifikohej ‘Fifty Shades Of Grey’, i cili në premierën e tij arriti rreth 85 milionë dollarë.

Gjithashtu, nga të gjitha seritë e ‘Fast & Furious’, filmi i fundit rezultoi më i ndjekuri, duke lënë pas ‘Fast and Furious 6’.

Me këto të ardhura, “Furious 7” zë vendin e nëntë në dhjetëshen e filmave me premierat më të suksesshme në histori.

Interesimi i madh është shtuar edhe me dëshirën e fansave për të parë aktorin Paul Walker në rolin e tij të fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *