Gazetarja braktis “CNN” për Donald Trump

Një ish-gazetare politike e televizionit “CNN” është bërë pjesë e rubrikës të Javës të Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump në faqen e tij personale në Facebook. Kayleigh McEnany u shfaq në episodine  dytë, një ditë pasi ajo tha se po largohej nga “CNN”. Kjo shihet si një lloj “fitore” për kreun e Shtëpisë së Bardhë, pasi ai prej kohësh ka qënë në luftë me mediat, duke e akuzuar ato se nuk raportojnë arritjet e administratës së tij, por nxjerrin vetëm lajme të rreme.

Ky projekt online që ka nisur javën e kaluar, është iniciuar nga bashkëshortja e djalit të Trump, Lara, e cila në episodin e pare ka treguar se njerzit nuk i kanë dëgjuar dot të gjitha arritjet që presidenti ka realizuar javën që kaloi pasi sipas saj kanë lexuar vetëm lajme të rremë nga mediat. Projekti online duket se është ngritur për të promovuar sukseset e Trump  në fusha të ndryshme.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *