Gebelsi i vogël i BDI-së

Gebelsi kujtohet si një nga politikanët monstër i cili në mënyrë të përkryer ka propaguar dhe është përpjekur që politikat kriminele t’i paraqesë si politika nacionale! Në të njëjtën formë, ndonëse në miniaturë diletanteske, na paraqitet edhe Bujar Osmani i BDI-së

 

Shkruan Osman Neziri

 

BDI-ja, respektivisht, Ali Ahmeti, brenda dy-tre ditëve prjetoi një sërë goditjesh politike fatale duke e sjellë në pozita tepër mjeruese, në pozitat e një lypsari të pistë, i cili mjerimin e vet mundohet ta imponojë si model jetese.

Në paraqitjen e parë pas zgjedhjeve lokale, Ali Ahmeti, si asnjëherë më parë në pozitën e dështakut, disfatën mundohet ta paraqesë si fitim, duke përdorur metodat e hajnit të përkryer. Hajni ju del zot gjësedneve të vjedhura dhe kjo është normale për të. Po kështu, atë natë, Ali Ahmeti mundohet që fitoren e kandidatit konsensual të të gjitha partive shqiptare në Kërçovë, Fatmir Deharit, ta paraqesë si fitore të BDI-së, kurse fitoren në Pllasnicë ta paraqesë si fitore të madhe kombëtare!

Dhe, pasojnë sërë paraqitjesh e deklaratash si ato të boskierit të nokautuar i cili flet e sillet përhanë në ditën me diell. Tani, për t’i intelektualizuar njëçikë deklaratat e liderit të nokautuar (Ali Ahmetit), del Bujar Osmani, shefi i shtabit zgjedhor i BDI-së për Komunën e Çairit dhe, tamam si Gebelsi në miniaturë, mundohet që të flasë broçkulla diletanteske të tipit “BDI është fitues absolut i këtyre zgjedhjeve mes partive shqiptare dhe u tregua si mbrojtës autentik i shqiptarëve”!

E para, BDI si satelit i LSDM-së, konkretisht në Çair, nuk ka se çka futet në mes të pative shqiptare që kanë garuar për këtë Komunë! E dyta, votat që i kanë marrur për kandidatin e tyre nuk janë vota të pastra shqiptare, kështu që, nuk guxon fare të mendojë se ka fituar kandidati i BDI-së, kur ai është i përbashkët edhe i LSDM-së. Fitues absolut shqiptar në Çair, me vota të pastra shqiptare, duke u paraqitur mbrojtës autentik i shqiptarëve të kësaj Komune, është Zeqirija Ibrahimi i BESËS, dhe, tash e tutje, pas arritjes së koalicionimit të sotëm me partinë puro shqiptare, do të jetë kandidat i përbashkët i BESËS dhe ASH-së që do të menaxhojë në të ardhshmen me Komunën e Çairit!

Gebelsi i vogël BDI-së, Bujar Osmani, në paraqitjen e tij të trembur thotë se “Çairit nuk i duhet kandidat që do të jetë nga ana tjetër e Qeverisë”! Qeveria është koalicion maqedonaso-shqiptar, ndërsa “nga ana tjetër” është koalicioni shqiptaro-shqiptar! Bujari angzhohet për një kandidat “as mish e as peshk”! Dhe ky kandidat, sipas Bujar Osmanit na qenka Visar Ganiu! Ofendim i skajshëm i një shqiptari të mirë si Visari, të cilin Bujar Osmani na e paraqet si gjysëm maqedonas e gjysëm shiptar, si gjysëm i LSDM-së e gjysëm i BDI-së, siç na qenka Qeveria aktuale! Visari duhet t’i thotë Bujarit – ik e pirdhu tutje!

Koalicioni integristo-asimilues si ai LSDM-BDI qenka koalicion parimor, kurse koalicioni ndërshqiptar si ai ASH-BESA qenka koalicion për kontigjent votash!? Një deklaratë të tillë mund ta thotë vetëm kopja e zbehtë e një Gebelsi që nuk e njeh as shkronjën “f” nga fjala fushatë!

Bujar Osmani duhet të jetë korrekt dhe t’i falënderojë partnerët e vet, LSDM-në që në Çair Visar Ganiut ia siguruan 2764 vota si dhe partnerit tjetër të grupthit krimogjen të Mulla Sulës që ia siguruan nja 230 vota në Çair. Pra, Vota të BDI-së në Komunën e Çairit nuk ka pasur më shmë se 8000. Gebelsi i Vogël i BDI-së, Bujar Osmani, duhet të dalë dhe të shpjegojë para opinionit të vet asyen e rënies së elektoratit të partisë së tij në këtë Komunë dhe jo të përpiqet që sapunin ta shesë për djath.

Sa për krenarinë kombëtare të BDI-së, Bujar Osmani duhet ta dijë që ajo është mbrojtur dhe duhet të mbrohet në “kështjellën e vet”, në Haraçinë! Ia dorëzoi LSDM-së Haraçinën, madje duke e lutur në dy gjunjë që të ndihmohet në Çair, në vend se t’ia kushtëzojnë votat për Kryetar të Qytetit të Shkupit duke e detyruar që mos të kandidojë fare në “krenarinë shqiptare”, në Haraçinë! Në politikat koalicionuese lojrat politike asnjëherë nuk jan të ndershme, gjithnjë vasali e ha prapanicës. Këtë nëse nuk e di Gebelsi i vogël i BDI-së, Bujar Osmani, atëherë bën mirë që ta studiojë fenomenin “Komandant Hoxha” për të mësuar se si mbrohen “kështjellat” ku si sytë e ballit ruhet krenaria kombëtare!

Vetëm politikanët e verbuar përpiqen që disfatat t’i paraqesin si fitore. Humbja e BDI-së në Çair është shumë açik, siç është açik edhe humbja e terreneve politike të kësaj partie. Për momentin, fitore e pastër e BDI-së është vetëm ajo e origjinës së kësaj partie, Pllasnica. Në terrenin kombëtar tashmë është një koalicion shqiptar ASH-BESA që më 29 tetor BDI-së do t’ia rrudhë grykën deri në një asfiksi politike me pasoja të pariparueshme. Njëmend, a e di Gebelsi i Vogël i BDI-së, Bujar Osmani, fabullën e Lepurit zhigolo në mesin e mbretërisë shtazore dhe, kur e pyeti Luani se çka bën, ai, thjesht, duke u dridhur, ia ktheu: “O Luan, ti e di që unë shpesh kam qejf të ha ngapak m…”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *