Geci: S’i kam bërë asgjë Hashim Thaçit dhe as Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së

Gani Geci, një prej ish-ushtarëve të UÇK-së thotë se pret që Gjykata Special të hetojë çështjen e komunikatës 59 të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.

Ai thotë se nuk ka asgjë personale me presidentin Hashim Thaçi ose dikë tjetër, dhe se vetëm po kërkon drejtësi për “vrasjen e shokëve”.

“Kush ka qejf me vdekë. Kam shtuar masat e sigurisë. Me thanë që po tutem nuk po tutem por masat e sigurisë i kam shtuar. Edhe Hashim Thaçi me m’thirr ose kryeministri unë shkoj e flas me të”, tha Geci në t7.

Geci thotë se i është gëzuar formimit të Gjykatës Speciale, derisa thekson se nuk ka bërë asgjë kundër Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.

“Nëse është proces politik, më së miri e dinë ata që votuan Specialen”, shtoi ai.

Leave a Reply