Gjithçka në pikën zero rreth Xhamisë në Tophanë të Çairit

Kanë kaluar gati katër vite nga gurthemeli i Xhamisë në Tophanë të Çairit, por deri më tani thuaja se asgjë nuk është punuar. Nga Bashkësia Islame e Maqedonisë disa herë pati premtime rreth fillimit të punimeve dhe disa herë jaë bërë edhe gurthemele dhe tubime rreth fillimit të punimeve, megjithatë, gjendja faktite flet se aty gjithçka ka ngelur në pikën zero.

Si sot, më 17 Prill, Irsal Jakupi nga Bashkësia Islame e Maqedonisë pat deklaruar si vijon:

“Problemi i zgjedh, që të zgjidhet çështja teknike e gjërave. Domethënë duhet që të zgjidhet pron, ato gjërat pronsoro-juridike, projekti të merr at pjesën përfundimtare se si dot duket dhe nuk kan qenë pengesë kjo, pengesa ka qenë që faktikisht që të rregullohen dokumentacionin ashtu siç duhet, shpresojmë se brenda dy viteve ky kompleks do të përfundoj në tërësi ashtu siç duket! Projekti në sasi është diku rreth 15 milon euro.”

Sot jemi munduar disa herë ta marrim në linjë telefonike Irsal Jakupin për të mësuar se ku qëndron problemi, dhe a kanë arritur t’i zgjidhin problemet që i llogariste si  “çështje teknike e gjërave”!

 

Leave a Reply