Godet sërish “Forca e ligjit”, 49-vjeçarit i sekuestrohet pasuria

Operacioni “Forca e Ligjit” godet sërish. Pasuri të paluajtshme, llogari bankare dhe automjete i janë sekuestruarnjë 49-vjeçari nga Fieri, i akuzuar për veprat penale “organizatë kriminale” dhe trafik klandestinësh dhe i dënuar me 9 vite e 4 muaj burg në vitin 2015 si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që dërgonte njerëz në SHBA.

Policia thotë në njoftimin zyrtar se në vijim të punës kundër krimit të organizuar si dhe sekuestrimit të pasurisë që rrjedh nga veprimtaria kriminale, është hapur proçedimi penal i regjistruar për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” parashikuar nga Neni 287 i Kodit Penal për hetime të pasurisë së shtetasit Fatos Fasko.

Si rezultat i vijimeve të veprimeve të kryera, nga ana e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier në bashkëpunim me Prokuroninë e Rrethit Gjyqësor Fier, u zbatua vendimi i datës 03.07.2018 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier për sekuestron e pronës së shtetasit:
– Fatos Fasko, 49 vjeç, banues në Radostin, Fier, i cili është i dënuar me 9 vjet e 4 muaj burg për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Konkretisht pasuritë e sekuestruara janë:
• Apartament me sipërfaqe 127.68 m² në Tiranë.
• Apartament me sipërfaqe 50 m² në Fier.
• Trualle me sipërfaqe 380 m² dhe 50 m² në ndertim.
• Pronë me proces legalizimi me sipërfaqe 548.3 m² në fshatin Radostin, Fier.
• Dymëdhjetë llogari bankare në në emër të shtetasit Fatos Fasko dhe të familjarëve të tij me gjëndje 1.300.000 lekë.
• Tre Automjete.

Vijon puna për identifikimin e pasurive të tjera që mund të ketë ky shtetas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *